Lajmet e fundit
Kryefaqja / Artikuj / Akuzat e para nga Gjykata Speciale, në vjeshtë

Akuzat e para nga Gjykata Speciale, në vjeshtë

Vjeshta e këtij viti mund të jetë e nxehtë për të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale. Kjo pasi aktakuzat e para të Prokurorit Special pritet të bëhen deri në vjeshtë të këtij viti.
Kështu të paktën besojnë avokatët e akredituar për përfaqësimin e të akuzuarve të mundshëm të Gjykatës Speciale, apo siç njihen ndryshe si Dhomat e Specializuara.

Ata thonë se kanë nisur punën për sigurimin e vendbanimit në Hagë dhe përgatitjen e ekipeve të tyre.

Avokati Arianit Koci thotë se me akreditimin e avokatëve për t’i përfaqësuar palët në Gjykatën Speciale janë plotësuar të gjitha kushtet që Gjykata ta nisë punën e saj, shkruan Zëri.

Avokati Koci thotë se nuk ka informatë të saktë se kur do të ndodhë kjo, megjithatë pritjet janë që Gjykata ta nisë punën e saj në vjeshtë të këtij viti.

“Fillimi zyrtar i punës së Gjykatës është ngushtë i lidhur me ngritjen e aktakuzave. Pra, në momentin kur do të ngrihet aktakuza e parë, atëherë gjykata funksionalizohet, ngase fillon shqyrtimi i aktakuzës sipas procedurës së parashikuar ligjore”, ka thënë ai.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money