72 raste të përdorimit të narkotikëve për 17 ditë, prin Prishtina

Konsumimi i substancave narkotike tek qytetarët në Kosovë vazhdon të jetë i lartë.
Pothuajse, çdo ditë Policia njofton për ‘posedim të paautorizuar të substancave narkotike’ nëpër komuna të ndryshme.

Që nga 1 nëntori deri me sot janë gjithsej 72 raste ku policia ka konfiskuar substance narkotike tek të dyshuarit.

Prej këtyre 72 rasteve, në Prishtinë kanë ndodhur më shumë se nëpër komuna tjera.

Kështu, Prishtina është e para 18 raste, ku pas vie Prizreni me 11 raste, shkruan Indeksonline.

Në Ferizaj kanë qenë nëntë raste ku janë identifikuar me substance narkotike, ndërsa në Gjilan tetë raste.

Pas tyre mbetet Peja me gjithsej shtatë raste.

Ndërsa, Mitrovica, Shtime, Podujeva, Istogu Suhareka e Obiliq janë me vetëm dy raste për këto 17 ditë.

Kurse, në Kaçanik, Fushë Kosovë, Kllokot e Morinë janë nga një rast.

Në të gjitha këto raste sasia e substancave narkotike dhe llojët e saj kanë qenë të ndryshme.

Ndërsa, rasti kur është konfiskuar më shumë sasi e substancave narkotike është në Obiliq gjatë ditës së djeshme.

Policia në këtë rast gjatë kontrollit në bagazhin e veturës ka gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 7 kilogramë e 615 gramë.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *