4 ARSYET, PËRSE DUHET TË PUSHONI NË SHTATOR

 

 

Vera po mbaron, por ju nuk keni planifikuar asnjë gjë, pasi keni qenë të zënë me punë. E kush e tha, që nuk mund të pushohet në shtator? Gjatë këtij muaji ju keni mundësinë, që edhe të kurseni. Këtu do të gjeni disa nga arsyet, për të pushuar në fillim vjeshte.

 

Hotelet më të lira

 

Gjatë kësaj kohe, nuk ka shumë turista dhe mund të shkoni në vendet që preferoni pasi, edhe dhomat janë me çmime më të arsyeshme. Nuk do t’iu shqetësoj ideja, për të prenotuar tre muaj para.

 

Restorantet kanë shërbim më të mirë

 

Gjatë kësaj periudhe, nuk ka fluks dhe keni shërbime më të mira dhe të lira. Nuk do të prisni një orë për të ngrënë, pasi keni porositur. Apo të hani një pjatë me makarona me fruta deti, sa një pulë fshati jashtë Tiranës. Siç ndodh rëndom, në jug të vendit.

 

Plazhi vetëm i juaj

 

Do të keni plazhin të gjithin për vete. Relaks total.  Plazhet janë boshatisur, nuk ka zhurma me muzik të lartë e me “Shkuma Party”. Nuk do të keni njerëz përreth, për ndarë të njëtën hapsirë me shezlonin ngjitur.

 

Nuk ka trafik

 

Nuk do t’iu duhet të rrini në trafikë me orë të tëra, në mes të temperaturave të larta. Rrugët i keni bosh, dhe nuk duhet të shqetësoheni për trafikun dhe aksidentet pas gjatë kësaj kohe janë shumë të rralla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *